Batutat me byrek të Flamur Nokës

Korrupsioni me ushqim konsiderohen nga kodet etike në institucionet e SHBA si më të rëndat sesa korrupsioni me para apo korrupsioni seksual. Kjo sepse korrupsioni ushqimor është tregues i një shkalle që përfshin rritjen e personit pasi korrupsioni tjetër material, joshja seksuale dhe tundimi financiar është faktor i jashtëm i ambientit.

Edhe batutat me ushqim përgjithësisht fshehin mungesa të theksuara të pangopjes me bukë në fëmijëri derisa arrin kamja, kur batuta bëhet çliruese i psikikës. Kjo shpjegon faktin pse shqiptarët ta falin korrupsionin dhe jo mishin e Nusretit për Ahmetajn në Dubai. Berisha e di këtë shumë mirë sepse akuzon të tjerët për korrupsion ushqimor si në rastin e byftekut 2 mijë euro të Ballukut.

Ndërsa batuta me byrek e Flamur Nokës për deputetët e Kuvendit është sinjalizues i psikikës së pangopur derisa ka ardhur kamja.

Socialistët janë larguar nga godina, dalja e së cilës tanimë është shumë pranë selisë së re të PD-së drejtuar nga Lulzim Basha.

Deputeti Flamur Noka ka përfituar duke ironizuar kështu largimin e tyre, se mund të shkojnë pranë selisë së Bashës.

“Ka byrek atje, ka dhe byrek Luli, ju jep dhe byrek shkoni atje!”, dëgjohet të thotë Noka, duke iu referuar një video të dy ditëve më parë kur kreu i PD-së, Lulzim Basha u shfaq duke ngrënë byrek.

Latest articles

Related articles