“Nuk kam qenë mirë me shëndet” – Meta flet për herë të parë edhe për akuzat ndaj Berishës


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për herë të parë në lidhje me lajmet që qarkulluan, se ai ishte arratisur nga vendi për shkak se SPAK ksithen isur një hetim ndaj tij.

Në një konferencë për mediat ditën e sotme, Meta ka shpjeguar se nuk ka qenë prezent në jetën aktive politike, për arsye shëndetësore. Ai foli dhe për akuzat e ngritura nga SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilat tha se janë të diktuara nga Edi Rama.

“Unë për arsye personale, për disa arsye të shëndetit që kanë kaluar, nuk jam angazhuar aq shumë siç ju edhe jeni shqetësuar.

Sa i takon qëndrimeve ndaj Berishës nga SPAK, dëshiroj të shpreh edhe njëherë keqardhjen për këtë rrëshqitje që nuk është e papritur e të ashtuquajturës drejtësi të re që del kundër kushtetutës e Parlamentin. E dimë që është një aktakuzë është bërë në kongresin e PS nga Edi Rama, është një aktakuzë e diktuar në çdo elemente prej tij, i cili për çështjen e ish-klubit Partizani është edhe personi kryesor që ka marrë përgjegjësinë për ndërrimin e destinacionit.

Emir i tij nuk del në dosje, se ka garantuar përmes kapjes së drejtësisë paprekshmërinë e tij dhe përpiqet që përdor prokurorë e gjykatës, në mënyrë që të godasë opozitën e vërtetë dhe të shfokusoj opinionin publik nga skandalet dhe aferat që bën çdo ditë.

Sa i takon personave që mund të jenë thirrur nga SPAK nga PL, ne kemi qenë dhe jemi të hapur ndaj çdo hetimi në respektim të Kushtetutës. Shumë çështje që deputetët dhe funksionarë të PL kanë depozituar në SPAK, e faktojë korrupsion nuk preken pavarësisht që për to kanë firmosur deputet e emra të njohur publik.“- tha Meta.

Latest articles

Related articles