Redaksia ka siguruar emrat e personave të cilët janë arrestuar ditën e djeshme në “Kepin e Rodonit” në Durrës, mes të cilëve dhe ish-deputeti i parlamentit të Republlikës, Mark Frroku.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri dhe Mark Frroku.
Shtetasit N. S., Mark Frroku., Martin Lazeri dhe Pal Doda kanë qenë në vendngajrje si përfaqësues të Kishës Katolike.
- Konflikti me palën tjetër ka nisur në lidhje me mosmarrëveshjet mbi një pronë, në një nga zonat më të “lakmuara” në Durrës.
Të dyja palët pretendojnë pronësinë për shkak se janë të pajisura me certifikatë pronësie.
Nga pala tjetër në pranga kanë përfunduar shtetasit Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka dhe Antonio Lazari.
Në vendngjarje është gjetur dhe një gëzhojë, çka dyshohet se mund të jetë qëlluar me armë në ajër.
Akuzat që rëndojnë mbi ish-deputetin Frroku janë “Moskallëzim krimi” dhe ajo e “Kanosjes”.
“Në vendngjarja e gjet dhe një gëzhojë dhe ka dyshime se u qëllua me armë zjarri në ajër, por ende nuk janë qartësuar rrethanat si ka ndodhur ngjarja. Sipas policisë së Durrësit mbi zotin Frroku rëndojnë akuzat e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Kanosjes”, megjithatë ende nuk ka një njoftim zyrtar”, tha Ferhati.



