Prokuroria e Posaçme ka gjetur në kompjuterin e kontabilistes së Jamarbër Malltezit, Andia Pustina një dokument të përgatitur për r’u paraqitur nga vajza e tij pranë autoriteteve në Gjermani, sepse atje janë regjistruar disa transaksione bankare me vlerë të madhe për blerjen e një apartamenti.
Siç thuhet në këtë pjesë të fragmentarizuar n hetimore, del se kontabilistja Andia Pustina e Pustina, ka përgatitur dokumentin me pyetje dhe përgjigje për autoritete gjermane.
Këto të fundit i janë drejtuar me kërkesë zyrtare ë, që të shpjegonte burimin e të ardhurave të babait të saj, shtetasit Jamarbër Malltezi, për transfertat bankare nga disa llogari në Shqipëri dhe një llogari në Gjermani, në drejtim të saj.
Hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kanë rënë në gjurmët e këtij dokumenti gjatë kontrollit në Studion Pustina, dhe aty kanë gjetur të shkarkuar pyetjet dhe përgjigjet që duheshin kthyer autoriteteve gjermane. Në fund, edhe përpiluesi i dokumentit është i paqartë për përgjigjen dhe ka lënë një shënim.
Më poshtë, një pjesë nga dosja hetimore e SPAK kundër Jamarbër Malltezit:
[…] 51. Nga këqyrja e pjesëshme e kompjuterit e Njësisë Qëndrore “Think centre” M81, Model Number “BF8”, “PBCHNN7”, sekuestruar pranë Studio Pustina është gjetur një dokument në formatin ëord me emërtimin “Përgjigje për Abin”. Ky dokument u gjend tek dokumentet e shkarkuara dhe është krijuar më datë 09.12.2021, ora 11.46AM.
Ky material është në gjuhën angleze dhe ka komente edhe në gjuhën shqipe dhe angleze për sqarime që duhet të paraqiten. Nga përmbajtja e materialit konstatohet se ky dokument po përgatitet për tu paraqitur nga vajza e shtetasit Jamarbër Malltezi (në material citohet babai im) në një institucion publik/ privat të huaj në shtetin Gjerman, të cilët, referuar një transferte bankare në një llogari bankare në Gjermani të shtetasit Jamarbër Malltezi, drejt llogarisë bankare të vajzës së tij dhe informacionit të marrë nga burime të hapura, kanë kërkuar sqarim mbi burimin e të ardhurave. Konkretisht në përmbajtje të këtij materiali konstatohet ajo që është analizuar në këtë relacion.
Kështu citohet se:
1…. në bazë të marrëveshjes së bashkëinvestimit të datës 02.10.2008 nga shtetasi Jamarbër Malltezi (babai) janë blerë aksione të shoqërisë Homeplan. Bazuar në këtë marrëveshje, pjesa fillestare e investimit të shtetasit Jamarbër Malltezi, ka qenë në shumën prej 60 mijë euro.
Pikërisht në këtë fjali është bërë një koment nga një person i tretë, që dyshohet se është shtetasja Andia Pustina, ku thekson se në programin e llogarisë është shuma prej 45,128,92 euro, depozituar në Procredit Bank depozituar më datë 24.12,2012.
Si pjesë e kapitalit fillestar, kompania ndërtuese ka marrë një hua në bankë me vlerën ______”
Siç mund të konstatohet në përmbjatje të kësaj letre, vlera e shumës është lënë bosh dhe evidentohet sërish një koment që dyshohet se është bërë nga shtetësja Andia Pustina, me këtë përmbajtje: “Investimi fillestar është bërë nga Kontakti me vlerën 312.603 euro dhe Fatmir Bektashi në vlerën 255.450 euro.
Investimi total i projektit është afërsisht 55.5 milionë euro dhe të gjitha fitimet nga zhvillimi i projektit janë deklaruar të në organet tatimore. Kompania i është nënshtruar kontrolleve nga organet tatimore dhe institucionet e pastrimit të parave të cilat kanë konstatuar se kompania është në përputhje të plotë me ligjin.
Për këtë pjesë është bërë një koment që dyshohet se është bërë nga shtetësja Andia Pustina si vijon: “Kostoja totale e projektit është 55.5 milionë euro ndërsa të ardhurat nga investimi janë 63.1 milionë euro.”
Përsa i përket kontrolleve të ushtruara nga organet tatimore dhe DPPP-ja, nga sekuestrimi i dokumenteve pranë studios Pustina, por edhe referuar Procesverbalit për Këqyrjen e Pjesshme dhe Marrjen e Provave materiale nga laptopi i markës HP, me product ID “********” dhe barcode ****** janë konstatuar raporte si vijon:
Raport Kontrolli tatimet i datë 29.04.2016 nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, në prani të administratorit të Homeplan shpk Fatmir Bektashi, i ushtruar në zbatim të lajmërimit Nr.1477 Prot, datë 04.02.2016. Rezultatet e këtij raporti kontrolli ashtu sikurse është cituar në këtë shkresë veprimtaria e kompanisë është në përputhje me ligjin.
***
Megjithatë sipas një tabele me emërtimin “Pagesa në cash nga Homeplan”, të sekuestruar nga studio Pustina, konstatohet më datë 20-04.2016 një pagesë me përshkrimin: “KP kontroll tat”(që gjatë hetimit rezulton si kontribut patriotik) në shumën 14,000 euro, gjë e cila ngre dyshime të arsyeshme për konkluzionet e aktit të kontrollit.
Gjithashtu, Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave ka mbajtur një raport Akt-Inspektimi të datës 13.09.2019, i mbajtur për periudhën 01.09.2017-31.08.2019 në prani të shtetasit Fatmir Bektashi dhe Aida Zisi, ku përfundimet janë përgjithësisht pozitive.
- Duke iu rikthyer përmbajtjes së letrës që dyshohet se është bërë nga vajza e shtetasit Jamarbër Malltezi, në pjesën përshkruese të materialit kërkohet:
1- T’i jepet pyetjes “Ne do të donim të merrnin një shpjegim të gjerë dhe të plotë, duke përfshirë provat themelore që tregojnë sesi babai juaj ishte në gjendje të ndërtonte kapitalin përpara se të bëhej aksioner në Homeplan dhe të ishte në gjendje të merrte një pjesë në një projekt me vlerë 20 milionë euro.”
Në përgjigje të kësaj pyetje është rikonfirmuar fakti që, ndërtimi ka nisur në muajin Prill të vitit 2010 dhe se investimi fillestar është kryer nga shtetasi Fatmir Bektashi në vlerën 255 mijë euro. Gjithashtu përmend se shtetasi Fatmir Bektashi është administrator i kompanisë nënkontraktore që bën punime, që ka mbuluar punimet duke transferuar 312,000 euro, për pagesën e taksave, marrjen e lejes së ndërtimit dhe pagesën e taksave në Bashki.
2- Në këtë letër gjithashtu, janë përmendur dy kredi, njëra e vitit 2013 nga Union Bank me vlerë 1 milionë euro marrë nga kompania Homeplan dhe tjetra e marrë nga kompania Kontakt në vitin 2014 me vlerë 300 mijë euro.
Nga hetimi rezulton se të dyja kreditë janë marrë nga Homeplan dhe Kontakt me ortak shtetasin Fatmir Bektashi, i cili rezuton në cilësinë e dorëzanësit.
3- Në letrën e sipërcituar, vijohet me parashtrimin, se nëna e personit që bën letrën, pra shtetësja Argita Malltezi ka bërë deklarimin në ILKDPKI.
Në fakt, nga hetimi ka rezultuar se shtetësja Argita Malltezi, megjithëse deklaron të ardhura nga burime të ndryshme, nuk evideonton të ardhura nga dividentët. Gjithashtu kjo shtetëse nuk ka deklaruar asnjëherë shpenzime të të ardhurave, me qëllim investimin në shoqëritë tregtare apo investime të bashkëshortit, në kuadër të këtyre ndërtimeve.
4- Pyetja tjetër për të cilën kërkohet përgjigje në këtë material është “Ne do të donim të kishim më shumë evidenca, se dhurata që keni marrë është në mënyrë eksplicite nga pjesmarrja që ka babai juaj ka në kompani të tilla si Homeplan në Shqipëri.”
Pas kësaj pyetje është shënimi shqip “Shpjego që hape llogarinë në Union Bank kur/pse dhe aty shkojnë vetëm buisnies relatet income. Duhet t’ua bësh attach bilancet dhe transfertat nga Homeplan në bankë.”
Llogaria në Union Bank e shoqërisë Homeplan ka rezultuar se është përdorur për kalimet e fondeve/ dividentit.
Në vijim të përgjigjesë kësaj pyetje është paraqitur dividenti që ka shpërndarë shoqëria Homeplan për periudhën 2015-2022 ku pjesa takuese e shtetasit Jamarbër Malltezi sipas kësaj letre është 2,620,830 euro dhe për vitin 2021 dividenti që është transferuar nga Homeplan te shtetasi Jamarbër Malltezi është 1,581.815 euro.
5- Pyetja tjetër që shtrohet në këtë material është “Ne do të donim të dinim më shumë se nga erdhën 42.000.00 euro nga një llogari gjermane e babait tuaj.”
Nga përmbatja e letrës, konstatohet se bëhet fjalë për një kontratë për blerje banesë (në shtetin Gjerman). Në letër pasqyrohet se “Babai im depozitoi draft kontratën për blerjen e apartamentit tim në bankën e tij në Shqipëri, duke i njoftuar ata që i nevojitej të bëheshin disa transferta në llogarinë time për të realizuar blerjen. Ekziston një kufizim ditor për disa transfertat e tij online dhe ai nuk mund të transferonte të gjithë shumën në llogarinë time. Kur ai transferoi 320.000 euro në llogarinë time, papritmas bankat lokale në Shqipëri patën një problem rreth tre-katër ditë me sistemin e tyre online. Që kur kontrata ishte e ndjeshme ndaj afateve kohore (paratë duhet të shkonin te noteri brenda një date të caktuar) në mënyrë që të mos dështonin detyrimet kontraktore, ai vendosi që të transferonte shumën e mbetur prej 42.000 euro nga llogaria e tij në Gjermani.
Në ndërthurje me të dhënat nga rezultatet e hetimit, konfirmohet se në drejtim të llogarisë në Gjermani janë kryer transferta nga llogaritë bankare shqiptare të shtetasit Jamarbër Malltezi. Ky fakt konfirmohet nga nxjerrja e llogarisë ************ ku janë pasqyruar katër transferta me vlerën 80 mijë euro secila, për periudhën 08-09.2021-14.09.2021 me përshkrimin: Kalim vajzës për blerje apartamenti Desara Malltezi Rotterdam”.
6- Pyetja e fundit që kërkon përgjigje në këtë material është “Si i shpjegoni mospërputhjet e pjesëmarrjes së babait tuaj në shoqërinë Homeplan, duke qenë se ai supozohet të jetë i përfshirë në kompani që nga viti 2014 dhe jo nga viti 2018?
Përgjigja që përgatitet të jepet është “Deri në vitin 2020, kur ligji nr 2.11.2020 hyri në fuqi, nuk kushtëzohej transferimi i aksioneve me deklarimin e tyre. Siç shpjegohet më lart babai im ka bërë të gjitha deklaratat ligjore të deklarueshme kur dhe siç e kërkon ligji, por ka shmangur çdo publiçitet për të mos demtuar politikisht projektin. Kompania Homeplan ka bërë të gjitha deklarimet tatimore në përputhje me ligjin. Kompania Homeplan filloi shpërndarjen e dividentit në vitin 2015 pasi kompania ishte e qëndrueshme dhe kishte likuiditet monetar të mjaftueshëm për të mbuluar punën në vazhdim. Për dividentin e shpërndarë ishte paguar tatami në burim. Në momentin kur kompania ka shpërndarë dividentë babai im ka regjistruar pjesëmarrjen dhe ka bërë deklarimet përkatëse në organet tatimore.”
Në fund të kësaj përgjigje konstatohet se edhe përpiluesi është i paqartë se ka lënë shënimin: “Ku hyn, për çfarë 2014???????
Pra, shpjegimet që kanë dashur të japin më sipër nuk përputhen me të dhënat e tjera të përftuara gjatë hetimit, pasi shtetasi Jamarbër Malltezi, të paktën publikisht shfaqet si aksioner në dhjetor të vitit 2018, kur ligji i sipërcituar nuk ishte miratuar ende.