Për maqedonasit, Bullgaria është një kërcënim dhe Serbia është një mik

spot_img
Advertisements

48% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut besojnë se ekziston një kërcënim për vendin. 46% janë përgjigjur “jo”. 79 për qind e atyre që perceptojnë një kërcënim janë të mendimit se ai vjen nga Bullgaria, e ndjekur nga Rusia me 6.3%, Shqipëria me 2.7% dhe Serbia me 2.4%. Në pyetjen “Cili vend apo organizatë ndërkombëtare është miku më i madh”, 39,6% janë përgjigjur – Serbia, e ndjekur nga SHBA me 13,7%, Turqia me 10% dhe BE me 8,4%. Qëndrimi i BE-së ndaj Shkupit është i padrejtë, arrogant dhe shantazhues, thonë 55,8% e të anketuarve. 27.5% e të anketuarve thonë se marrëdhëniet me BE-në janë të ndershme, miqësore dhe korrekte. Për 60.8 për qind, BE-ja është alternativa më e mirë për vendin. 56% besojnë se në vend nuk ka demokraci dhe 62% se ai po shkon në drejtimin e gabuar. Anketa përfaqësuese e EUROMETAR 2023 është nga Eurotink – Qendra për Strategjitë Evropiane

spot_img

Latest articles

Related articles