Basha me zëdhënësin e CDU: SPAK të vijojë me vendosmëri përpjekjet për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot në selinë e kësaj partie z. Gunther Krichbaum, Zëdhënës i Çështjeve Europiane të Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe anëtar i Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane.

Z. Basha theksoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kombëtar i Partisë Demokratike, jetik për ecjen përpara dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Shqipëria renditet ndër vendet më të korruptuara ne botë dhe kjo e bën edhe me emergjente luftën kundër këtij fenomeni. Partia Demokratike mbështet punën e institucioneve të drejtësisë dhe inkurajon SPAK të vijojë me vendosmëri përpjekjet për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të çuar para drejtësisë ata që kanë abuzuar më paratë dhe besimin e qytetarëve.

Latest articles

Related articles