PD, Ing. Duleviç: Bashkia Durrës e Shijak sigurojnë vetëm 13 orë ujë për qytetarët

Nga Ing Azmer Duleviç:

Sipas Entit Rregullator të Ujit furnizimi mesatar me ujë nga UKD(Ujësjellës Kanalizime Durrës) Bashkia Durrës dhe Bashkia Shijak është në masën 13.1 orë !

Vlerë kjo nën mesataren e vendit!
Bie poshtë propaganda e Bashkisë Durrës dhe Shijak për furnizim me ujë 24 h!
Të shohim sa reagim do ketë për këtë që sapo thashë!

***

ERRU në seancën dëgjimore në Kavajë e Rrogozhinë

Përfaqësues nga Enti Rregullator i Ujit kanë bërë dy dëgjesa publike të organizuara nga UKD përkatësisht në Kavajë e Rrogozhinë.

Dëgjesa për ti thënë qytetarëve se do të ju rrisim çmimin e ujit dhe nga sa më thonë do miratohet!

Pyetja që kam a i kanë thënë qytetarëve pse do e rrisin çmimin e ujit për Kavajën dhe Rrogozhinën?

Jua them unë pse do e rrisin sepse UKD ka 4.93 miliard lekë detyrime të akumuluara ndër vite pjesa më e madhe fatura energjie të pa paguara!

Latest articles

Related articles