Dua Lipa hap bibliotekën për librat e ndaluar dhe të censuruar në Portugali

spot_img
Advertisements

Vetëm një muaj pasi i tha “Po” aktorit Callum Turner në një ceremoni private në Londër, ylli i muzikës pop Dua Lipa tashmë po bën bujë për diçka që shkon përtej top listave. Në një vendim që përzien pasionin e saj për muzikën, aktivizmin dhe letërsinë, superylli global Dua Lipa ka hapur një bibliotekë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar.

Biblioteka e hapur në Porto të Portugalisë, do të shërbejë si një simbol i fuqishëm i rezistencës kundër censurës dhe një festë e lirisë intelektuale. Biblioteka, e cila ndodhet përgjithmonë në librarinë ikonike Livraria Lello në Porto të Portugalisë, do të paraqesë rreth 100 tituj të përzgjedhur me kujdes që sfidojnë pushtetin, censurën, përjashtimin dhe narrativat dominuese.

Dua Lipa, e cila themeloi ‘Service95 Book Club’, një klub libri që rekomandon një libër çdo muaj, e përshkroi projektin si një faltore për librat që janë zhdukur, për autorët, guximi i të cilëve demaskon strukturat e pushtetit dhe kontrollit, dhe për lexuesit që refuzojnë tu thuhet se cilin libër lejohen të lexojnë.

Përpjekjet letrare të Lipës shkojnë shumë përtej këtij projekti. E njohur për pasionin e saj ndaj leximit, Dua Lipa është gjithashtu kuratore e London Literature Festival në Southbank Centre për vitin 2026. Martesa e saj me aktorin Callum Turner filloi madje për shkak të një dashurie të përbashkët për romanin e Hernan Diaz, “Trust”.

Sipas Duas, biblioteka synon të promovojë lirinë e leximit dhe të sjellë në vëmendje vepra që janë ndaluar për shkak të temave si raca, seksualiteti apo të drejtat e komunitetit LGBTQIA+, ndërsa në disa raste autorët kanë paguar edhe me jetën e tyre për ato që kanë shkruar. Biblioteka Manifesto në Porto, është pjesë e festivalit ndërkombëtar të librit BABELL

spot_img

Latest articles

Related articles