Kleçka ligjore që përdori avokati i Berishës për të shtyrë gjyqin

Av. Besart Logu

Pra, pala mbrojtëse ka kërkuar vetëm verbalisht përjashtimin e gjyqtares, çka sjell dhe pezullimin e gjykimit derisa të shprehet një trupë tjetër gjykuese mbi këtë kërkesë. Pala ka afat 3 ditë ta paraqesë formalisht kërkesën në mënyrë që gjykata të shprehet mbi pretendimet e përjashtimit.

Gjithsesi, gjyqtarja Irena Gjoka nuk do të mund të gjykojë derisa prokuroria të shprehet mbi kallzimin me vendim për mosfillimin, pushimin apo vazhdimin e hetimeve për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Mbetet për tu parë nëse gjykata dhe prokuroria do të jenë në të njëjtën linjë me dyshen Millonai-Gjoka sa i përket debatit se detyrimi për paraqitje është kufizim apo heqje e lirisë. Pra, nëse do të duhej ti drejtohej Kuvendit për tu pajisur me autorizim apo jo.

Janë momente të rëndësishme sepse do të shkruhen praktika të cilat do të aplikohen edhe për çështjet tjera në vijim. Kam përshtypjen se avokatët e Berishës do të ushtrojnë të gjitha të drejtat proceduriale që njeh Kodi i Procedurës Penale. Do ketë zvarritje? Padiskutim. Rëndësi ka praktika që shkruhet.

Latest articles

Related articles