“Furnizonte” grupet kriminale me municion luftarak, arrestohet 1 person në Durrës

Blutë e Durrësit kanë prangosur një 38-vjeçar, i cili “furnizonte” grupet kriminale me municion luftarak.

Lorenc Luku kishte përshtatur banesën e tij në ambient riparimi të armëve të zjarrit, të cilat më pas i shiste tek grupet kriminale.

Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri tip “Scorpion” me silenciator, 3 skelete pistoletash, një sasi e konsiderueshme municioni luftarak, 9 celularë dhe 5 ora dore të markave të ndryshme.

Gjithashtu, u vu në pranga pronari i banesës, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Latest articles

Related articles