Dosja e SPAK- Zbulohet roli i Oerd Bylykbashit në aferën “Klubi Partizani”, si e përdori Berisha

Tashmë është zbardhur se Sali Berisha vetëm një vit pasi ishte bërë kryeministër nisi personalisht “punë”, në funksion të pasurimit të shpejtë të familjes.

Sipas dosjes së SPAK rezulton se nga viti 2005 deri në vitin 2009, Sali Berisha angazhoi të gjithë strukturat e nevojshme shtetërore për të privatizuar dhe kaluar në duart e familjarëve të tij pronën shtetërore ish Klubi Partizani.

Përfshirja e institucioneve dhe zyrtarëve në shërbim të dhëndrit të kryeministrit, rezulton e paprecedentë. Koha tregoi më pas se kushdo që ndihmoi në këtë aferë të familjes Berisha njësoj si në “biznesin” e Gërdecit bëri karierë në shtetin dhe PD e drejtuar nga Berisha. Sot i ke të rreshtuar te Rithemelimi.

I vetmi zyrtar që doli kundër makinerisë së Sali Berishës në atë kohë ishte Gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili u kërcënua, shantazhua, transferua dhe më pas u ndëshkua me shkarkim.

Nga dokumentet e nxjerra prej hetimit të SPAK, rezulton që Sali Berisha përdori ministrin e Mbrojtjes dhe zyrën anti korrupsion në Kryeministri, për t’u bërë presion me kontrolle korruptive dhe shkarkim ushtarakëve që rezistuan të përfshiheshin në aferën korruptive që sot ka çuar në burg Jamarbër Malltezin dhe në prag të tij si të pandehur vetë Sali Berishën.

Bie në sy mes emrave të zyrtarëve të implikuar dhe të nënshtruar në shërbim të interesave familjarëve të Berishës, Oerd Bylykbashi, sot zëvendës i Sali Berishës te lëvizja politike Rithemelimi e cila u krijua pikërisht për të parandaluar këto ditë të zeza për atë dhe familjen.

I vendosur nga Berisha në krye të një zyre antikorrupsion të krijuar nga Berisha në vitin 2006 e cila shërbente si “sëpatë mbi kokë” për institucionet që nuk i nënshtroheshin familjes kryeministrore, Bylykbashi shërbeu për aktin e fundit të përmbylljes së aferës “Klubi Partizani”.

Pasi krahu ushtarak në ministrinë e Mbrojtjes po refuzonte të firmoste me urdhër të Sali Berishës, Ord Bylykbashi në vitin 2009 ushtroi një kontroll shantazhues në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë të cilin e konceptoi dhe përgatiti Ilir Kadiu. Ky i fundit është punësuar në drejtorinë që drejtohej nga Oerd Bylykbashi prej Jamarbër Malltezit dhe më skandalozja ishte edhe vetë si ky trashëgimtar te trualli i “Klubit Partizani” e cila në fakt u ishte paguar nga Italia fashiste.

Oerd Bylykbashi i cili natën e arrestimit të Jamarbër Malltezit dhe marrjen si të pandehur të Sali Berishës u shfaq si avokat i tyre, rezulton se e ka kryer me sukses detyrën në shërbim të familjes Berisha në atë kohë.

Pas kontrollit të tij “antikorrupsion” u shkarkua kreu i Komandës Mbështetëse gjeneral Vladimir Qirjazi i cili refuzonte lëshimin e pronës shtetërore, duke i hapur kështu rrugën përfundimtare shndërimit të Jamarbër Malltezit si investitor në një truall ku trashëgonte vetëm disa dhjetra metra

Latest articles

Related articles