PD përkujton 80-vjetorin e Martirëve të vrarë në Masakrën e Matjanit – Lushnje


Me këtë rast, familjarët e martirëve dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, e përfaqësuar nga Sekretari për të Përndjekurit Politikë, z.Gjergj Hani, vendosën kurora me lule pranë Memorialit të Martirëve, në Divjakë.

Pak histori

Në fshatin Matjan të Lushnjës, më 21 tetor 1943, janë vrarë pabesisht 82 nacionaliste, të moshës 18 deri 45 vjeç, midis tyre edhe 6 ushtarakë italianë, që ishin bashkuar Ballit Kombëtar, në luftë kundër gjermanëve.
Masakra është kryer nga një njësi partizane e kryesuar nga Mehmet Shehu dhe serbi Dushan Mugosha.
Arsyeja e kësaj masakre është se këto forca nacionaliste nuk iu bashkuan formacioneve komuniste.

Lavdi përjetë Martirëve!

Latest articles

Related articles