Profil i 8 prokurorëve që kandidojnë për 3 vende në SPAK

Lexoni një përmbledhje të tetë CV të garuesve për tre vënde vakante në Prokurorinë e Pasaçme. Mes tyre të cilët aktualisht janë Prokuror në Prokurorit e ndryshme të vëndit, rezulton se ka ish funksionar në Shërbimin Informativ Shtetëror, Prokuror të SPAK të Komanduar si dh eish Noter dhe Avokat.

BLEDAR MAKSUTI

– I lindur në Elbasan dhe i diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, dega Jurisprudencë në vitin 1999.

– Aktualisht me detyrë Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë që nga viti 2012.

– Gjatë periudhës 2010-2012 është komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa në vitet 2008-2010 ka ushtruar detyrën e prokurorit në Rrethin Gjyqësor Kurbin.

– Ka ushtruar funksionin e Oficerit të Policisë Gjyqësore përgjatë periudhës 2002-2008 në Prokurorinë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Përgjithshme, si dhe po ashtu funksione të ndryshme në OSBE, IRC, EUMM përgjatë 1999-2001.

– Zotëron gjuhën Angleze (diplomë pas Universitare në Mbretërinë e Bashkuar) dhe Italiane, si dhe aftësi të mira të përdorimit të programeve të ndryshme kompjuterike.

– Trajnime të ndryshme Vazhduese nga Shkolla e Magjistraturës, gjatë ushtrimit të detyrës si prokuror.

OLS DADO

– I lindur në Tiranë dhe i diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, dega Jurisprudencë në vitin 1995.

– Aktualisht ushtron detyrën e Prokurorit në SPAK që nga muaji Mars viti 2023.

– Gjatë periudhës 2020-2023 ushtron funksionet e Ndihmës Magjistratit në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa në vitet 2018-2019 ka ushtruar detyrën e Shefit të Seksionit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ku mban detyrën e prokurorit që nga viti 2010.

– Ka ushtruar funksionin prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec përgjatë periudhës 2008-2009, si dhe në vitet 2005-2008 aktivitet privat Noteri, 2002-1995 ka mbajtur funksionin e juristit në institucione si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Bashkia Durrës AMC dhe Ministria e Punës.

– Zotëron gjuhën Angleze dhe Italiane, si dhe aftësi të mira të përdorimit të programeve të ndryshme kompjuterike.

– Trajnime të ndryshme Vazhduese nga Shkolla e Magjistraturës, gjatë ushtrimit të detyrës si prokuror.

SONILA MUHAMETAJ

– E lindur në Kukës dhe e diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, dega Jurisprudencë në vitin 2003, përfunduar Trajnimin Fillestar si Magjistrat Prokuror 2006, fituar titulli Avokat në vitin 2018.

– Aktualisht me detyrë e Prokurorit në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë që nga muaji maj i vitit 2023

– Gjatë periudhës Shtator 2022 deri në Maj 2023 ka ushtruar detyrën e Shefit të Seksionit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku ka mbajtur detyrën e prokurorit gjatë periudhës Dhjetor 2018- Shtator 2022, po ashtu ka ushtruar funksionet e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë për disa muaj dhe në periudhën 2016-2018 në Prokurorinë për Krime të Rënda, 2006-2016 në detyrën e Prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë.

– Mars 2004-Tetor 2004 funksionare në SHISH.

– Zotëron gjuhën Angleze, Franceze dhe Italiane, si dhe aftësi të mira të përdorimit të programeve të ndryshme kompjuterike.

– Trajnime të ndryshme Vazhduese nga Shkolla e Magjistraturës, gjatë ushtrimit të detyrës si prokuror.

ALBERT KULIÇI

– I lindur në Tropojë dhe i diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, dega Jurisprudencë në vitin 2007, përfunduar Trajnimin Fillestar si Magjistrat Prokuror në vitin 2011.

– Aktualisht me detyrë Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë që nga Qershori i viti 2023.

– Gjatë periudhës Janar 2021 deri Qershor 2023 ka ushtruar detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ku gjatë viteve 2017-2021 ka mbajtur postin e Zëvendës Drejtuesit të Prokurorisë dhe Shefit të Seksionit.

– Ka ushtruar detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë përgjatë periudhës 2011-2021, si dhe po ashtu Prokuror në Stazh përgjatë periudhës Tetor 2010 deri në Dhjetor 2011, ndërsa Shkurt 2008- Shtator 2008 ka mbajtur pozicionin e Juristit.

– Zotëron gjuhën Angleze dhe Italiane, si dhe aftësi të mira të përdorimit të programeve të ndryshme kompjuterike.

– Trajnime të ndryshme Vazhduese nga Shkolla e Magjistraturës, gjatë ushtrimit të detyrës si prokuror.

8 Garuesit për në SPAK
KRESHNIK AJAZI

– I lindur në Gramsh dhe i diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, dega Jurisprudencë në vitin 2007, përfunduar Trajnimin Fillestar si Magjistrat Prokuror në vitin 2011.

– Aktualisht mban detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan që nga Dhjetori i vitit 2019, ku ka mbajtur detyrën e prokurorit që nga Shtatori i 2019.

– Gjatë periudhës Maj 2018- Shtator 2019 ka ushtruat detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa nga periudha Prill 2017-deri në Maj 2018 ka ushtruar detyrën e prokurorit në Rrethin Gjyqësor Tiranë, Elbasan, Kavajë.

– Ka ushtruar funksionin e prokurorit pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në periudhën Prill 2012 deri në 2017, si dhe po ashtu funksionin e prokurorit në Vlorë përgjatë Tetor 2009 deri në Prill 2012.

– Zotëron gjuhën Angleze dhe Italiane, si dhe aftësi të mira të përdorimit të programeve të ndryshme kompjuterike.

– Trajnime të ndryshme Vazhduese nga Shkolla e Magjistraturës, gjatë ushtrimit të detyrës si prokuror.

ANITA JELLA

– E lindur në Dibër dhe e diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, dega Jurisprudencë në vitin 1999 përfunduar Trajnimin Fillestar si Magjistrat Prokuror në vitin 2002.

– Aktualisht mban detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës që nga Maji i vitit 2018, ku ka ushtruar detyrën e prokurorit që nga Maji i 2017.

– Gjatë periudhës 2008-2018 me detyrë prokuror në Prokurorinë e Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, 2007-2008 në Prokurorinë e Elbasanit, 2003-2007 Drejtuese në Librazhd, ka ushtruar detyrën e prokurorit në Rrethin Gjyqësor Elbasan nga 2001-2003.

– Zotëron gjuhën Angleze (diplomë pas Universitare në Mbretërinë e Bashkuar) dhe Italiane, si dhe aftësi të mira të përdorimit të programeve të ndryshme kompjuterike.

– Trajnime të ndryshme Vazhduese nga Shkolla e Magjistraturës, gjatë ushtrimit të detyrës si prokuror.

NDINI TAVANI

– I lindur në Berat dhe i diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, dega Jurisprudence në vitin 2001 dhe ka përfunduar Trajnimin Fillestar si Magjistrat Prokuror në vitin 2006.

– Aktualisht me detyrë Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë që Tetori i vitit 2012.

– Gjatë periudhës 2008-2012 është Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ndërsa në Janar- Prill 2008 ka ushtruar detyrën e prokurorit në Rrethin Gjyqësor Lushnjë, 2006-2007prokuror në Durrës.

– Ka ushtruar profesionin e Avokatit në vitet 2002-2004, Magjistratura (2004-2006) Jurist (1997-2001) Fakulteti Juridik, Universiteti i Tiranës.

– Zotëron gjuhën Angleze dhe Italiane, si dhe aftësi të mira të përdorimit të programeve të ndryshme kompjuterike.

– Trajnime të ndryshme Vazhduese nga Shkolla e Magjistraturës, gjatë ushtrimit të detyrës si prokuror.

PALI DEÇOLLI

– I lindur në Durrës dhe i diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, në degën Jurisprudence në vitin 1996.

– Aktualisht me detyrë Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës që nga viti Janari i vitit 2018.

– Gjatë periudhës Nëntor 2017- Janar 2018 është komanduar Drejtues në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, Prill 2015 deri ne nëntor 2017 ka ushtruar detyrën e prokurorit në Rrethin Gjyqësor po në Fier, ndërsa në Shkurt-Prill 2015 prokuror në e Durrës, Qershor 2012-Shkurt 2015 prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

– Ka ushtruar funksionin e Oficerit të Policisë Gjyqësore përgjatë periudhës Tetor 1998 deri në Qershor 1012 Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, si dhe jurist në INSIG Durrës/weblajm.com

Latest articles

Related articles