Çmimet e larta, qytetarët blejnë më pak, të ardhurat nga TVSH bien


Gjatë 9 mujorit të këtij viti ka patur një reduktim të konsumit nga popullata. Të dhënat mbi të ardhurat tregojnë një tkurrje të treguesve fiskale për TVSH-në (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar). Kjo tregon se qytetarët kanë blerë më pak produkte ushqimore, që tregtohen me TVSH, e për rrjedhojë tatimet kanë arkëtuar më pak para nga ky zë.

Duke ju referuar të dhënave të Ministrisë së Financave, rezulton se nga janari deri në shtator janë mbledhur nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 143,5 miliardë lekë nga 143,9 miliardë lekë që u mblodhën vjet. Siç shihet nga zëri i TVSH, mungojë 338 milionë lekë në buxhet. Çka tregon se për shkak të çmimeve të larta, qyetarët shpenzojnë më pak nga buxheti familjar për produktet ushqimore.

Rritja e çmimeve është një diskutim i përditshëm familjave shqiptare, që thonë se me të njëjtën sasi parash blejnë më pak produkte se një vit apo disa vite më parë. Por të ardhurat në total të mbledhura për 9 mujorin janë rritur me 51 miliardë lekë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të ardhurat në fund të muajit të kaluar arritën në 477,2 miliardë lekë, ndërkohë që një vit më parë ishin 426,1 miliardë lekë. Të ardhurat tatimore u realizuan në masën 255.2 miliardë lekë. Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 44.9 miliardë leke. Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 43.8 miliardë lekë. Taksat nacionale u realizuan në masën 28 miliardë lekë. Rritja e të ardhura, përkthehet në më shumë investime në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe sektorë të tjerë, por kjo mbetet për t’u parë në hartimin e buxhetit 2024, se si do i ndajë qeveria ato.

Latest articles

Related articles