SPAK heton biznesmenin e lidhur me Arben Ahmetajn

Spak po heton biznesmenin Lirim Fejzollari për dyshime se ky i fundit është përfshirë në afera me ish nr.2 të qeverisë Ahmetaj, sot në arrati.

Pak ditë më parë Spak mori të pandehur për të dytën herë Arben Ahmetaj, akuzë e cila lidhej me privatizimin e ish kompanisë me aksione shtetërore Buka sha.

Nga hetimet e Spak ky privatizim është përfituar nga biznesmeni Fejzollari i cili më pas ka ndërtuar një qendër tregtare.

Burime nga grupi hetimor sqaruan për weblajm se ndër hetime ka rezultuar se Ahmetaj dhe Biznesmeni kanë disa kominikime mes tyre e po ashtu edhe udhëtim jashtë vendit me të njëjtin avion me destinacion Vjenën. Ky udhëtim sqaruan burimet po verifikohet edhe në Vjenë me letërporosi.

Pak ditë më parë kanë qenë shërbimet partnere ato që kanë dorëzuar në Spak një materil voluminoz për biznesmenin dhe dyshimet se ai ka ortakëri me ish zv.Kryeministrin. Ortakëri kjo sipas materialeve të dorëzuara në Spak me kompani të fshehura në emër të personave të tjerë.

Aktualisht Spak ka sekuestruar materiale pranë hipotekës në lidhje me transaksionet në rezidencën e ndërtuar mbi ish truallin e Buka sha.

Po ashtu Spak ka kërkuar nga noterët të gjitha kontratat e sipërmarrjes dhe shitjeve të kryera nga kompania e biznesmenit Fejzollari.

Për këtë hetim që ndiqet nga prokurori Elvin Gogaj është marrë në pyetje edhe Ahmetaj para arratisjes e po ashtu edhe biznesmeni.

Pritet që pas pak ditësh ndaj biznesmenit të ketë një tjetër flett thirrje për tu përgjigjur provave të mbërritura nga partnerët/weblajm.com

Latest articles

Related articles