PS mbledhin Kongresin e jashtëzakonshëm më 4 nëntor, ja çfarë pritet të ndodhë

Socialistët kanë vendosur të mbledhin Kongresin e Jashtëzakonshëm më 4 Nëntor.

Burime  bëjnë me dije se punimet do të nisin të shtunën e 4 nëntorit, në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Kongresi do të jetë i fokusuar te partia dhe riformatimi që kryesocialisti Rama ka paralajmëruar. Asambleja e 4 Shtatorit solli ndryshime të sekretariateve të partisë, që votën finale do ta marrin nga anëtarët e Kongresit.

Këtë të mërkurë, kryeministri Rama zgjodhi t’i bashkohej mbledhjes së grupit parlamentar, ku përveç porosive për Kongresin, kërkoi më shumë angazhim nga deputetët në seancë plenare, sidomos përgjatë muajve të ardhshëm, ku kryefjalë do të jetë buxheti.

Sekretariati i ri i PS

Sekretar i Përgjithshëm-Blendi Klosi
Sekretari i Organizimit-Ardjan Çela
Sekretar i Burimeve Njerëzore-Eduard Ndreca
Sekretare e Gruas-Evis Kushi
Sekretar Dixhital dhe i Rinisë-Etien Xhafa
Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë-Romina Kuko
Sekretar i Çështjeve Zgjedhore-Ardian Salianji
Sekretare e Programit-Milva Konomi

Latest articles

Related articles