Aksioni i policisë “Mjegulla”, arrestohet një tjetër ish-zyrtar i IKMT

Një tjetër zyrtar i IKMT është arrestuar nga policia e Sarandës në kuadër të aksionit “Mjegulla”, që çoi në pranga ish-shefin dhe zyrtarë të tjerë të IKMT Sarandë më herët gjatë javës, të akuzuar se lejuan ndërtime pa leje kryesisht në Ksamil.

Burime zyrtare nga policia lokale konfirmuan ekzekutimin e masës së arrestit me burg për Martin Arapi, 32 vjeç, me detyrë inspektor i IKMT Vlorë (përgjegjës për territorin e bashkisë Sarandë) për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

I riu akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë, kryesisht në zonën e Ksamilit, shtuan të njëjtat burime.

Latest articles

Related articles