Ski alpine, Lara Colturi deklaron besnikërinë ndaj Shqipërisë

Lara Colturi ka rinisur së fundmi stërvitjen e skive pas dëmtimit të 7 shkurtit, kur këputi ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë pas rënies në stërvitje në prag të Kampionatit Botëror.

16-vjeçarja italiane, e cila përfaqëson Shqipërinë, synon të rikthehet në gara në javët në vijim dhe do të kërkojë të luajë në sezonin e ardhshëm të Kupës së Botës.

Vajza e Daniela Ceccarelli bëri debutimin e saj në pistën më të mirë ndërkombëtar gjatë vitit të kaluar, duke arritur vendin e 17-të në gjigantët e Killington dhe Kronplatz si rezultati i saj më i mirë.

Colturi ka bërë një bilanc të situatës në një intervistë për “OA Sport”, duke u ndalur te gjendja e saj fizike dhe duke i dhënë një vështrim të ardhmes.

Kujtojmë se Lara është një nga talentet më premtues në ski dhe afrimi i saj te Shqipëria është një mundësi e madhe që flamuri kuqezi të triumfojë në gara ndërkombëtare duke synuar medalje.

Filluat sërish të stërviteni vetëm pak ditë më parë. Si e përballuat periudhën e gjatë të rehabilitimit dhe sa sfiduese ishte ajo?

Periudha pa ski ishte e gjatë. Por unë munda t’i përkushtohesha shkollës, miqve, disa udhëtimeve dhe përvojave të reja si p.sh. të shoh një Grand Prix të Formula 1. Le të themi një jetë normale. Kështu që nuk më shqetësoi veçanërisht, edhe pse rehabilitimi ishte sfidues.

A do të konkurroni tashmë në Soelden apo do t’ju shohim sërish më vonë gjatë sezonit?

Për Soelden do të vendosim vetëm në minutën e fundit. Mendoj se do të shkojmë gjithsesi sepse vitin e kaluar nuk munda të bëja as ski, por nuk duhet të nxitohemi shumë për t’u rikthyer në garë, do të marr pjesë vetëm nëse ndihem vërtet gati.

Fillimisht do të fokusoheni te gjigandi dhe sllallomi, apo do të provoni menjëherë garën me shpejtësi?

Më pëlqen shpejtësia, por kërkon shumë përvojë dhe gjithashtu kohë për t’u trajnuar dhe testuar. Do të shohim se si do të evoluojnë gjërat, tani po fokusohem në sllallomin gjigand dhe gjithashtu në sllallom.

Në vitin e parë në Kupën e Botës, para dëmtimit, morët rezultatet që prisnit apo shpresonit për diçka më shumë?

Sezoni i kaluar ishte fantastik për mua. Nuk e prisja të isha afër 15-shes më të mirë të Botërorit, siç ndodhi në disa gara.

Nuk mund të them se kisha pritshmëri për rezultate më të mira, duke pasur parasysh se ishte sezoni im i parë jo vetëm në Botëror por në kategorinë FIS. Një vit më parë mora pjesë në garat e fëmijëve FIS.

A është podiumi i parë i Kupës së Botës qëllimi juaj i sezonit? A mendoni se është më e realizueshme për ta arritur atë në sllallomin gjigant apo sllallom?

Qëllimi im për këtë sezon është të vazhdoj të fitoj përvojë dhe të argëtohem. Do të doja t’i kthehesha skive në nivelet e sezonit të kaluar.

A do të bëni disa gara në Kupat Evropiane për të kapur ritmin apo do të fokusoheni vetëm në Kupën e Botës?

Tani për tani nuk kam në plan të marr pjesë në garat e Kupës Evropiane. Mendoj se do të vazhdoj aty ku e lashë në Kupën e Botës, duke marrë parasysh edhe rezultatet e vitit të kaluar, për të njohur edhe më mirë pistat dhe garat e asaj piste.

Çfarë raporti keni me vajzat e kombëtares italiane? A ju ndodh të flisni me to gjatë garave?

Unë kam marrëdhënie të mira me to. Disa prej nesh e njohim njëra-tjetrën për një kohë të gjatë. Marrëdhënie të mira kam edhe me sportistë të tjerë të skuadrave të tjera, me të cilët u stërvita rastësisht.

Deri më sot, a mund ta themi me siguri se do të përfaqësoni Shqipërinë në Lojërat Olimpike Milan-Cortina 2026 apo ka ndonjë mundësi që të vishni sërish fanellën e Italisë? 

Unë jetoj në të tashmen dhe tani jemi mirë kështu, me prindërit e mi me të cilët vazhdoj të stërvitem dhe rritem.

Latest articles

Related articles