Përplasja me policinë – Një pensionist bie përtokë, tjetri tenton të kalojë rrethimin e Parlamentit

Pensionistë dhe ish-minatorë kanë dalë sot në protestë para ambienteve të Parlamentit, ku nuk kanë munguar as përplasjet me forcat e policisë.

Një prej tyre papritur është ndjerë keq dhe është shtrirë përtokë, ndërsa është shprehur se ka probleme me zemrën dhe diabetin.

Një tjetër prej tyre i është drejtuar Parlamentit me një megafon, por është ndaluar nga një efektiv i policisë, i cili e ka tërhequr pas.

Latest articles

Related articles