Edison Memolla paraqitet në SPAK i shoqëruar nga avokati

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në SPAK.

Kujtojmë se ai u paraqit edhe në muajin prill.

Sipas burimeve, ai ka qenë marrë në pyetje lidhur me disa emërime në Bashki.

Dyshohet se Memolla kishte bërë punësime fiktive të personave që në fakt ishin jashtë vendit, ndërkohë qe paguheshin si punonjës të Bashkisë.

Latest articles

Related articles