Shehu ka hallin e tij, Berisha: Tritan, na ka rënë zjarri në shtëpi

Zbardhen të tjera diskutime nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PD-së, ku deputetët dhanë propozimet e tyre për dalje për dalje nga kriza që ka prekur këtë parti. Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb qëndrimet e deputetëve, mes të cilëve dhe atë të Tritan Shehut.

Ky i fundit sugjeron që deputetët e përjashtuar nga PD të rikthehen në grup. Ndërkohë, Berisha thekson se situata është më keq se në vitin e mbrapsht të 1997-ës.

DISKUTIMI

Tritan Shehu: Ne duhet ta fillojmë duke bërë hapa konkret sa i përket bashkimit të opozitës. Duhet të na ktheni të gjithëve në grupin parlamentar të PD-së. Mesa kam parë Oerdi është rehabilituar tashme. Mendoj se duhet edhe qe takimet e radhës t’i mbajmë në selinë e Partisë Demokratike.

Berisha: Tritan, ne na ka rene zjarri në shtëpi. Jam dakord me shqetësimin që ngrihet, por ne duhet të merremi me zjarrin që na ka rënë në shtëpi, pasi mendoj se në këtë situatë që është opozita sot nuk ka qenë kurrë, madje as në 97-ën.

Latest articles

Related articles