Joshte meshkujt me profil fals dhe i dërgonte në shtëpinë e ish-të dashurës, e pëson keq shqiptari në Itali


Joshte meshkujt me profil fals dhe i dërgonte në shtëpinë e ish-të dashurës, e pëson keq shqiptari në Itali

Një 38 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia italiane, pasi akuzohet për përndjekje të ish-të dashurës. Pas ndarjes me të, shqiptari e ka frikësuar dhe kërcënuar se do ta qëllonte në kokë.

Por ai nuk u ndal me kaq, krijoi një profil social me emrin e një gruaje, ai u shtir si prostitutë duke dërguar burra në shtëpinë e ish-të dashurës së tij, të cilët kërkonin shërbime seksuale sipas marrëveshjes online.

Në vetëm një mbrëmje i dyshuari kishte telefonuar mbi 100 herë në celularin e gruas, e cila nga frika e kërcënimeve të vazhdueshme, e kishte denoncuar në polici.

Hetimet zbuluan dhe gjurmuan profilin e rremë që 38 vjeçari e përdorte për të joshur burrat dhe për t’i dërguar ata në shtëpinë e ish-të dashurës. Tashmë ai ndodeht në burg dhe në ditët në vijim pritet të njihet me masën e sigurisë.

Latest articles

Related articles