Kur ka kaluar një javë nga paraqitja e fundit para prokurorëve të posaçëm lidhur me disa transaksione bankare me vlerë mbi 100 mijë euro, transferta këto që janë kryer gjatë vitit 2016-2017 tek llogaria e Fatlinda Tahirit, bashkëshortja e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri, biznesmeni nga Fieri është paraqitur sërish këtë të mërkurë në SPAK.
Bëhet fjalë për një hetim të nisur nga SPAK, për verifikimin e pasurisë së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ku i përfshirë rezulton dhe Lulzim Morina.