Policia belge ekzekuton terroristin e ISIS që vrau dy persona në Bruksel

Policia në Bruksel ka qëlluar me një breshëri masive në drejtim të një personi të armatosur, që vrau dy shtetas suedezë të hënën në mbrëmje.

Burri u qëllua në një kafene në lagjen Schaerbeek, raportuan mediat lokale.

Prokurorët belgë raportuan incidentin, por thanë ata nuk mund të konfirmonin ende nëse personi ishte sulmuesi, raporton BBC

Brukseli ka qenë në alarmin më të lartë terrorist pas sulmit të së hënës.

Personi që u qëllua ka gjasa të jetë i dyshuari dhe mund të ketë vdekur rrugës për në spital , tha Ministrja e Brendshme belge Annelies Verlinden.

Zonja Verlinden tha se arma automatike që iu gjet ishte e njëjtë me atë të përdorur në sulmin e së hënës.

Latest articles

Related articles