Pas spektaklit çfarë fituam? – REDAKSIONALE

Edi Rama është artisti që di të shesë spektakël dhe historinë (e manipuluar) të Shqipërisë me shpresën se do të mund të prekë në zemrat e ndërkombëtarëve. Por kjo nuk duket se ka pasur efektin e pritshëm tek VDL (siç e thërrasin me anakronim në BE presidentin Ursula von der Leyen).

Në një përplasje në deklarata VDL iu drejtua Ramës duke i kujtuar se arsye përse qeveria shqiptare nuk merr fonde është sepse ajo nuk punon për të marrë fondet. Sipas të dhënave vlera totale e fondeve të alokuara për Ballkanin Perëndimor nga samitet e Procesit të Berlinit shkon tek thuajse 4 mld euro, nga të cilat qeveria shqiptare ka marrë më pak se sa Serbia, rreth 400 mln euro.

Arsyeja? Keqqeverisja e cila ka zbritur në nivele të tilla saqë edhe fondet e IPARD që janë për bujqësinë po centralizohen edhe një herë nga Bashkimi Europian pas skandalit të zbuluar nga OLAF.

Afërmendsh presidentja e Këshillit të Europës nuk është më e gatshme që të angazhohet për t’i dhuruar një qeverie që mendon se duke ofruar spektaklin zemërthyer të historisë enveriste të Shqipërisë fonde pa limit. Sidomos sot, kur Europa po përballet me një sërë krizash që nisin nga Ukraina dhe përfundoi në Marok dhe përfshijnë Lindjen e Mesme dhe krizën e emigrantëve.

Këto kriza e kanë kthyer VDL në një kontabiliste që i duhet të shohë më shumë librat se si janë manaxhuar fondet dhe propozimet e vendeve se sa lojrat me propagandë që duket se Rama është shumë më i zoti. Fatkeqësisht qeveria shqiptare ka qenë e pa interesuar në marrjen e fondeve në fillimin e procesit të Berlinit, një mosinteres që vinte së pari nga dëshira e Ramës për të investuar në frontin e Mini Shengenit (shndërruar më tej në Open Balkan) dhe së dyti si pasojë e skemave korruptive.

Procesi i Berlinit ka pasur një target kryesore, ndërlidhjen e vendeve të Ballaknit Perëndimor përmes infrastrukturës. Prandaj dhe projektet e para të propozuara nga Samitet e Procesit të Berlinit në Vienë kanë qenë të lidhura me infrastrukturën rrugore. Qeveria Rama atëherë ishte e interesuar të implementonte paketën PPP ku rrugët e florinjta t’u jepeshin oligarkëve dhe jo paketën e Procesit të Berlinit me rrugë të standateve Europiane.

Me Pasqyra Financiare të tilla ku rrugët e florinjta u vendosej kostoja e lartë për të përfituar të dyshuarit e përhershëm është shumë e kuptueshme përse Bashkimi Europian injoron kërkesën e Ramës ndonëse ky lodhet me spektaklin dorëlëshuar.

Sot, shqiptarët nuk kanë fituar asnjë fond real megjithëse nervat e qytetarëve janë kaçurrel nga trafiku i rënduar ndërsa biznesi i etur nga etja e investimeve të huaja.

Latest articles

Related articles