Berisha do çojë “revolucionin” në Kuvend. Paralajmëron me Gaz Bardhin!

spot_img
Advertisements

Gazment Bardhi i ka bërë apel mazhorancës se nëse nuk lejon opozitën të ushtrojë të drejtat e veta, grupi i tij dhe i Berishës do të pengojnë punën normale të Parlamentit.

“Nëse ke vendosur të bllokosh opozitën do duhet të marrësh pas dhe pasojën, të pengohet funksionimi normal i parlamentit. Sa kohë që opozita nuk ushtron te drejtat e veta s’do lejohet as mazhoranca.’- tha Bardhi.

Ndërsa Sali Berisha ka përdorur fiks fjalët që përdorte për djegien e mandateve dhe bojkotimin e zjedhjeve në 2019, ku paralajmëronte rrugën e vështirë që do ti çonte në fitore, teksa i çoi në greminë.

Ju garantoj se ne hyjmë në një periudhë të re, në të cilën do të fitojmë, në të cilën populli opozitar do të fitojë”, tha Berisha.

spot_img

Latest articles

Related articles