Enver Hoxha- diktatori i vogël e paranojaku i madh!

nga Selim Kurti


Ky njeri – te themi te drejten – merrte vesh nga letërsia. Kishte nje shije letrare mjaft te holle. Ju duket e çuditshme, apo jo?
E perçmonte ne menyre te dukshme letersine zyrtare. Ai lexonte per kenaqësi. Kishte nje nderim te thelle per letersine…

Deshira e tij e dukshme ishte te shkruante tregime, drama, poezi, etj. Ai mendonte, megjithese nuk jam i sigurt per kete, te zinte nje vend ne letërsi. Dhe duke mos patur mundesi te njihej si shkrimtar, kam përshtypjen se ishte i mikluar nga ideja e figurimit ne nje roman te vertete ku ai te zbulonte portretin e vet.

Me njefare talenti shkruante kujtime; pervijonte portrete, zoteronte nje dhunti te vogel te te shkruarit. Ne kete fushe nuk mund ta akuzosh per sharlatanizem.
Ndodhte qe nuk shkruante keq, ndonese ajo çka shkruante nuk ishte aspak letërsi artistike.
I pershkruante mjaft mire situatat dhe portretet e tij ishin te goditur.
Gjurmonte detaje. Sigurisht, ketu nuk e kam fjalen për veprat e tij politiko-teorike, cilesia e te cilave eshte ne perpjestim te zhdrejtë me “kilometrazhin” e tyre. Keto idiotesi jane nje mynxyre pa pike vlere.

D.F.R. – Ç’vend ze Enver Hoxha ne historinë e vonshme?

I.K. – Ai eshte krejtesisht i perjashtuar, i zmbrapsur, i mohuar. Me vone ku i dihet se ç’ vend
do të zere?… Siç thuhet, historia do ta gjykoje.
Por nën ç’kendveshtrim? Nga ç’pikëpamje? Enver
Hoxha ishte nje personazh paradoksal: herë-here ai eshte shfaqur mjaft ekstravagant e i çuditshëm.

Per mua, ai duhet gjykuar si nje qenie kapriçoze, i pushtuar nga marrezia.
Ai ishte paranojak. Kjo tashme eshte nje menyre trajtimi, nje fillim i trajtimit te kesaj çeshtjeje. Per ta gjykuar Enver Hoxhen, nuk mund te fshihet fakti qe ai ishte paranojak. Kjo eshte nje lloj hyrjeje per te kuptuar personazhin, nje skicim i shpjegimit.

D.F.R. – Sipas jush paranoja eshte nje karakteristike, nje tipar tregues i udheheqësve komuniste?

I.K. – Qe te gjithe kane shfaqur shenja paranoje te nje shkalle pak a shume te avancuar. Kemi patur te bejme me paranojake te medhenj e te vegjel, mjafton te vezhgosh qendrimin, sjelljet e tyre…
Diktatori yne, Enver Hoxha, ishte diktator i nje vendi te vogel, por kjo nuk e pengoi aspak të ishte nje paranojak i madh.

Ismail Kadare, “Kohe barbare” (biseda me Denis Fernandez – Récatala)

Latest articles

Related articles