Skandali përfshin futbollin italian. Dhjetëra lojtarë të njohur luajnë baste

Skandali që ka përfshirë futbollin italian, në lidhje me vendosjen e basteve nga ana e vetë lojtarëve është edhe më i madh nga ç’është raportuar.

Në mediat italiane është ngritur alarmi, se nuk bëhet fjalë vetëm për 3 emrat e publikuar përgjatë ditës së premte, por madje shumë më tepër. Të parët që u publikuan ishin emrat e Zaniolo, Faggioli dhe Tonali, me këta të fundit të cilët pohuan se nuk kishin vendosur baste sportive, por luajtur poker e Blackjack.

Hetimet kanë zbuluar të tjera detaje, ndërsa edhe personazhe kyç në botën e futbollit janë të përfshirë mes tyre dhe presidenti i Lecce, Saverio Sticchi Damiani. Situata është edhe më alarmante për faktin se bëhet fjalë për 8 ekipe të Serisë A, të cilat janë pjesë e këtij skandali, me disa nga lojtarët kryesorë.

  • Advertisement –

Nga Juventus raportohet se Fagioli, Gatti e ish-kapiteni Bonucci kanë pasur komunikim me njëri-tjetrin për vendosje bastesh. Për të vijuar më pas me Florenzin e Tonalin tek Milan, Zaniolo, Zalewski e Mancini tek Roma, Rovella, Romagnoli, Zaccagni, Lazzari e Pellegrini tek Lazio, Barella, Frattesi e Bellanova tek Inter.

Ndërkohë, edhe ekipe si Cremonese, Sassuolo e Lecce. Hetimet e deri më tanishme kanë zbardhur emrat e 20 futbollistëve të përfshirë në këtë skandal, ndërkohë pasojat pritet të jenë të rënda.

Latest articles

Related articles