Bën seks me 300 burra në një vit dhe kompania e shkarkon: “Nuk ka marrë leje”

Një e re tërheqëse australiane raportohet se humbi vendin e ri të punës në një korporatë biznesi kur u zbulua aktiviteti saj erotik në rrjet dhe aventurat me meshkujt.

26 vjeçarja Annie Knight, tregonte në programin vendas SBS’ Insight, sesi ishte shokuar kur iu njoftua shkarkimi nga vendi i ri i punës me rrogë rreth 2000 dollarë në muaj.

Knight, thotë se i trembej aktivitetit të saj në rrjetet erotike por mendonte se do vendoseshin kushte apo do të paralajmërohej nëse kjo ishte një problem për kompaninë.

“Nuk do ta mendoja kurrë që të më pushonin kështu prej llogarive të mia erotike pagesë”, thotë e reja që kishte disa vjet prezencë në rrjetet me pagesë, gjysmë-pornografike.

“Unë sapo kisha nisur këtë punën e re dhe në ditën e pesë kur shkova në shtëpi se nuk po ndjehesha mirë, mora një email ku më njoftonin prishjen e kontratës.”

Në email kishte dhe imazhe nga shfaqjet erotike në rrjet, përveç tre arsyeve të tjera, mes të cilave shefat argumentonin se ajo kishte gënjyer se kishte dhe “një biznes personal” dhe se nuk kishte kërkuar lejen e kompanisë për aktivitetin pornografik online, teksa ky i fundit shoqërohej sipas tyre me “gjuhë vulgare e seksuale”.

E pyetur nëse e kontestonte vendimin Knight përgjigjej: “Unë e kam kontestuar vendimin ligjërisht, megjithëse që në ditën e pestë e urreja atë punë, por sigurisht që u mërzita dhe u nevrikosa nga vendimi”.

Ndërkoha Annabelle tregon se me aktivitetin erotik në rrjet ajo fiton thuajse të njëjtën shumë por ka më shumë liri ndërsa në një intervistë në rrjet me ‘The Kyle and Jackie O Show’ ka thënë se ka shkuar me rreth 300 burra, shkruan rrejti Jam Press.

Latest articles

Related articles