Ushtrisë Shqiptare i Humbet anija me emrin “Ismail Qemali”, rrëfimet e marinarëve në gjyq

Arsen Rusta
18 vite më parë ishte Universiteti i Vlorës që me anë të një tenderi vendosi të blejë një anije për qëllime studimore. Kjo anije u ble në Greqi dhe në 2006 u soll në Vlorë duke i vënë kësaj anije më pas edhe emrin e babait të pavarsisë “Ismail Qemali”.

Ndoshta në shpalljen e pavarsisë Ismail Qemali as e kishte menduar se çdo të ndodhte një shekull më pas, ku ushtria e vëndit që ai krijoi sdo mundej dot as ti ruante emrin e jo më anijet.

Anija e sjellë në 2006 në Shqipëri, është refuzuar të pranohet nga Universiteti pasi kompania që e solli nuk respektoi afatet dhe kushtet e tenderit. Më pas ajo ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në Pash Aliman e në bazat e Ushtrisë Shqiptare për tu riparuar.

Nga ai moment anija ka humbur dhe pirvati kërkon paratë nga shteti, ai ka fituar dy shkallët e drejtësisë ndërsa sëfundmi pasi ai ka bllokuar llogaritë bankare të forcës detare ka ndërhyrë avokatura e shtetit. Kjo ndërhyrje ka sjell përkohësisht pezullimin e ekzekutimit për marrjen e parave nga privati të cilit Ushtria i Humbi Anijen!

Hisotiku

7.Gjatë qëndrimit për tre vjet në Portin e Vlorës, anija pësoi disa dëmtime si rrjedhojë e kushteve atmosferike dhe mosmirëmbajtjes së saj. Për këtë arsye nga ana e pronarëve të saj u vendos që anija të dërgohej për riparim në Repartin Ushtarak Nr.2004 në Pashaliman, Vlorë, duke qenë se aty kishte një kantier për riparimin e të gjitha anijeve dhe me personelin përkatës të specializuar.

8.Për këtë qëllim midis palës paditëse dhe personit të tretë në këtë gjykim Kantieri i Ndërtimit dhe Riparimit të Anijeve (ish-Reparti ushtarak nr.2223, sot Reparti Ushtarak nr.6022), në datën 18.03.2009 u lidh kontrata, sipas se cilës Kantieri i Ndërtimit dhe Riparimit të Anijeve merrte përsipër të riparonte këtë anije nga data 31.03.2009-14.04.2009, kundrejt tarifës përkatëse për kryerjen e këtij shërbimi të përcaktuar në këtë kontratë. Anija u ankorua dhe u sistemua në bankinën e uzinës së Kantierit të Riparimit në bazën ushtarake të Pashalimanit, sipas kësaj kontrate. Në këtë kontratë është përcaktuar se ruajtja dhe mirëmbajtja e anijes në kantier do të bëhej nga efektivi i anijes.

  1. Në kohën e lidhjes së kësaj kontrate, personi i tretë në këtë gjykim Kantieri i Ndërtimit dhe Riparimit të Anijeve ka funksionuar si një repart ushtarak me nr.2223 pranë palës së paditur Komanda e Flotiljes Detare (Reparti Ushtarak Nr.2004), me adresë, Pashaliman, Vlorë. Me VKM nr.397, datë 11.05.2015 u krijua ndërmarrja shtetërore “Kantieri i ndërtimit dhe riparimit të anijeve” në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes me qendër në Pashaliman Vlorë, të cilën pala paditëse e ka thirrur me cilësinë e personit të tretë në këtë gjykim.
  2. Nga ana e palëve të paditura dhe konkretisht me urdhër verbal të Komandantit të Komandës së Forcës Detare, Reparti Ushtarak nr.2001, anija është hequr nga baza e Pashalimanit duke e çuar në një vend tjetër të quajtur Raguze të dytë e cila është në varësi të Forcave Detare. Anija është spostuar për në Raguzë të dytë e tërhequr nga anija luftarake P216 me komandant të anijes zotin Iiir Çobo, pas urdhërimit prej komandantit të Flotiljes Pashaliman.
  3. Nga ana e administratorit të palës paditëse është kërkuar prej palës së paditur të riparohej dhe më pas ti kthehej anija, për të cilën kishte patur jo vetëm dëmtime, por edhe humbje (vjedhje) të disa pjesëve të saj, por nga ana e palëve të paditura nuk ka patur asnjë reagim për gjendjen e anijes “Ismail Qemali” në pronësi të palës paditëse.
  4. Rezulton se administratori i palës paditëse ka shkuar pas disa muajsh në bazën e Pashalimanit për të parë anijen, por nga ana e tij është konstatuar se anija nuk gjendej as në kantierin e riparimit dhe as e ankoruar në bazën e Pashalimanit. Për këtë fakt administratori i shoqërisë palë paditëse z.Adrian Bregu ka pyetur z.Bektash Petoshati që ishte oficer marine në Pashaliman dhe ai i ka komunikuar se, anija ishte lëvizur nga Pashalimani me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm të Flotës Detare Z.Kudret Çela dhe me urdhër të Komandantit të Flotiljes Vlorë Z.Artur Megollari, por pa i thënë se ku e kishin çuar anijen. Me tej administratori i shoqërisë është interesuar pranë Komandës në Pashaliman dhe drejtuesve përkatës, por nga ana e tyre nuk i është dhënë asnjë përgjigje se çfarë kishte ndodhur me anijen.
  5. Pala paditëse ka pretenduar në gjykimin në shkallë të parë se, anija “Ismail Qemali” pronë e palës paditëse ishte dorëzuar dhe çuar për riparim pranë Kantierit të Riparimit Pashaliman dhe ajo nuk gjendej më në këtë kantier. Askush nga drejtuesit e Drejtorisë së Kantierit të Riparimit të Anijeve Pashaliman dhe Komandës së Flotiljes Detare Pashaliman, nuk dhanë asnjë përgjigje për vendndodhjen dhe fatin e saj.
  6. Nga ana e administratorit të palës paditëse z.Adrian Bregu është bërë kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në datën 07.11.2013. Pas marrjes së këtij kallëzimi dhe dokumentacionit përkatës, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë është bërë regjistrimi i procedimit penal Nr.737 të vitit 2014, i cili me vendimin e datës 23.10.2015 të kësaj prokurorie është pezulluar për mungesë të gjetjes së autorëve të veprës penale.

Latest articles

Related articles