PD, Ing. Duleviç: OSSH Elbasan do të paguajë 1 miliardë e 775.6 milionë për roje!

DENONCIMI I INXHINIERIT, AZMER DULEVIÇ

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe OSSH-SHA/ Drejtoria Rajonale Elbasan vazhdon me abuzimet me taksat e qytetarëve shqiptar dhe kryesisht qytetarëve të Elbasanit.
Në datën 29.09.2023 ka lidhur kontratën për Shërbim sigurie i ruajtjes fizike të ndërtesave, aseteve dhe njerëzve të Drejtorisë Rajonale të OSSH dhe FSHU Elbasan për roje dhe sisteme sigurie alarmi!
Vlera totale përfundimtare e kontratës me gjithë TVSH është 177.561.198,52 Lekë për 3 vite.
Thënë më thjeshtë për qytetarët, për roje Drejtoria e OSSH Elbasan do të paguajë 1 miliardë e 775.6 milionë lekë.
Se çfarë do të ruajë me 1.77 miliardë lekë OSSH e Elbasanit, hajde e mere vesh! Edhe po të vendosin nga një roje në çdo shtyllë elektrike, përsëri mbesin e teprojnë lekë në këtë abuzim.
Nga ana tjetër kemi mungesë të thelluar të investimeve në qarkun e Elbasanit në sistemin e shpërndarjes. Kemi zona kryesisht rurale që nuk janë ndërruar përcjellësit, ose telat elektrik siç I njohin qytetarët sot e 38 vite. Kemi përcjellësa të arnuar, kabina elektrike të para viteve 90 që në shiun e parë që bie qytetarët rrinë me orë të tëra pa energji elektrike nga rrjeti i amortizuar!
Pas PPP të famshme, duket se është gjetur një formë tjetër për të grabitur lekët e shqiptarëve sepse të njëjtën procedurë po bën dhe OSSH Burrel që ka shpallur tenderit për roje me një vlerë 64.512.541 Lekë (645 milion lekë). Pra është e papranueshme dhe e papjustifikueshme që për ruajtjen e sigurisë fizike në këto ambiente, të bëhet fjalë për vlera të tilla, sepse nuk e justifikojnë aspak qëllimin për të cilat po kryhen.
Prandaj Partia Demokratike do të denoncojë çdo vjedhje dhe abuzim që i bëhet qytetarëve të elbasanit, të Burrelit dhe në të gjithë Republikën e Shqipërisë.
Qytetarët e Elbasanit dhe të Burrelit dhe të gjithë vendit duhet ta dinë që fokusi i kësaj qeveria nuk janë ata por xhepat e pushtetarëve të Edi Ramës.
Faleminderit!

Latest articles

Related articles