Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet në plazh, duke luajtur shah me kryebashkiakun e Librazhdit Mariglen Disha.
“Dy pushtete, një tavolinë dhe shumë strategji…pjesa tjetër është thjesht lojë”, shkruhet në postim.
Në sfond shfaqen dy komardare plazhi me simbolin e flamingos. Së fundmi ka një debat në lidhje me hartën e re territoriale në vend, që kundërshtohet nga një pjesë e qytetarëve, opozita, si dhe protestuesit para Kryeministrisë.



