Nëna, bashkëshortja dhe gazetarja që bashkëjeton plot dinjitet me sëmundjen


Edlira Birko, gazetarja me një eksperiencë të gjatë dhe shumë të pasur televizive në RTSH u përball papritur me kancerin e gjirit edhe pse e rregullt në kontrolle. Në një rrëfim të ndjerë ajo tregon traumën e vitit të parë të sëmundjes që e theu në copa.

“Viti i parë është një ndër më të vështirët. Trauma psikologjike është e madhe”, tregon ajo.

E gjendur mes shumë hallkave të sistemit për diagnostikime e terapi, me keqardhje sjell edhe këtë konstatim.

“Peripecitë jo të vogla. Zinxhiri nuk funksionon. Nuk ka hallka që të mirëkuptojnë….Strukturat ndihmëse të trajtojnë si objekt dhe jo si një subjekt që t‘i po kalon një traumë psikologjike…kanë nevojë për ekipe multidimensionale”, shprehet ajo.

Edlira i fshehu vuajtjet përpara syve të fëmijëve. Gjeti forcat të ri çohej duke mos lënë pas dore as punën dhe doli në ekran fill pas kimioterapisë.

Mesazhi për fëmijët ishte më i fortë se çdo gjë për Edlirën.

Ndonëse është përballur me shumë mungesa në ilaçe ,personeli shëndetësor ka lënë gjurmë tek ajo.

Edlira po ndjek trajtimin tre-vjeçar me hormone e më pas mjekët do të vendosin.

Latest articles

Related articles