Historia e Laura Olldashit nga klandestine në spitalin e njohur: Heroina ime vdiq 29 vjeçe


Laura Olldashi jeton prej 25 vitesh mes Italisë dhe Shqipërisë, duke ndarë përditshmërinë e saj me pacientët e spitalit milanez “San Raffaele”.

Në “Jetë shqiptare” në RTSH, znj. Olldashi, e diplomuar për gjuhë-letërsi, por tani testuese e medikamenteve eksperimentale, tregoi eksperiencën e saj si një emigrante me dokumentet false të një balerine në rrugëtimin e parë në Itali.

“Tre vitet e para punova punët më të thjeshta dhe më të ndershme, kameriere, bebisiter. Mbas tre vitesh vjen mamaja ime dhe unë e çova te doktori për një vizitë. Mbas disa vizitash dhe mbasi pa korrektësinë, më propozoi të punoja me të për përshkrimin e recetave për ilaçe të ndryshme. Mbas pesë vjetësh pune me mjekun e familjes, ku u gjenda me pacientët, me njerëzit dhe shpirtrat e tyre, çova një CV në një nga spitalet më të mëdha amerikane. Ishin tetë orë intervistë me shkrim dhe gojë. Aty bëra 15 vjet dhe punova drejtpërdrejt me pacientin. Në ‘San Raffaele’ më përzgjodhi drejtoresha ime e parë,” tregoi znj. Olldashi.

Duke parë vdekjen, pacientët që i nënshtroheshin kimioterapisë, znj. Olldashi dashuroi jetën.

Latest articles

Related articles