Durrës! Sekuestrohen para, ora, laptop, celular, automjet, arrestohet hajduti(EMRI)

Arrestohet Orges Skandaj. Ky person, u vu në pranga pasi pas një pune disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit. Pas hetimeve ka rezultuar se ky person, në harkun kohor korrik – tetor 2023, në qytetin e Durrësit, duke përdorur pajisje profesionale për hapjen e dyerve të blinduara, në mënyrë të fshehtë, ka arritur të realizojë vjedhjen në 3 banesa.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pjesë e sendeve të vjedhura, konkretisht: 1 laptop, 9 ora dore të markave të ndryshme, 3310 euro, 1 çantë marsup, 2 celuarë, 1 automjet, si dhe 1 çelës universal (topolino) që shërben për hapjen e dyerve, rrobat e përdorura nga autori gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe nje sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa e gjetur gatë kontrollit të banesës së autorit.

Latest articles

Related articles