Del FOTOJA e “Fantazmës” Arben Dalipaj që po kërkohet nga SPAK, “mik” me ish-deputetin!

Ish-shefi i Antidrogës, Dritan Zagani ka publikuar foton e vlonjatit Arben Dalipaj, i njohur me nofkën “Kapelja”, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Flakë në det”, bashkë me Gëzim Çelën nga Fushë Kuqja e Kurbinit, i njohur me nofkën “Baroni i drogës” dhe Roland Guzon nga Durrësi.

Në kuadër të këtij operacioni, policia ka arrestuar shtetasit Arlind Ismailukaj, Nerim Çela, (nipi i Gëzim Çelës), Besnik Brokeri, Armando Mema, shefi i komisariatit të Kurbinit Dritan Metaj, si dhe dy shtetas nga Ukrania, Kyrylo Ponomarenko dhe Kostiantyn Biellon.


Arben Dalipaj (Foto e marre nga facebook i ish-policit, Dritan Zagani)

Grupi, i udhëhequr nga Gëzim Çela, dyshohet se shkëmbenin në det kanabis me kokainë dhe heroinë. Kur u godit ky grup në muajin gusht, Arben Dalipaj, dyshohet se ka qenë drejtuesi i gomones që u nis nga lokali “Royal Blue”, Patok, së bashku me të dyshuarin Besnik Brokeri.

Kush është ‘KAPELJA’ nga Vlora, trafikanti me miliona euro “MIK” i ish-deputetit!

E ndërsa ky i fundit u arrestua në flagrancë në këtë mjet lundrues, “kapelja” u zhduk, duke iu shpëtuar prangave. Sipas dosjes, ‘kapelja’ kishte komunikim me ish-policin Arlind Ismailukaj, kjo pas këqyrjes së aparatit telefonik të ish-policit.

Emri i Arben Dalipajt, përmendet në shumë raporte informative të Policisë Shqiptare dhe Guardi Di Finanza Italiane, ku lakohet shpesh si furnitori kryesor me drogë, i trafikantëve shqiptarë. Ai është një skafist me “nam” në Vlorë, ku njihet si skafisti nr.1 ose “Luani i detit”.

“Kapelja” disa vite më parë u denoncua nga ish-polici, Dritan Zagani se zotëron mjaft prona dhe madje një sasi të mëdha parash kesh, që kalojnë 3 milionë euro.

Madje sipas tij, Arben Dalipaj ka investuar me një mikun e tij politikan në koncesione hidrocentralesh, ku ka marrë pjesë si investitor i kamufluar.

Latest articles

Related articles