Zbulohet mozaiku i rrallë në Durrës

spot_img
Advertisements

Monumenteve unikale të qytetit të Durrësit i shtohet tashmë edhe një mozaik i rrallë. Një pjesë e tij doli në dritë gjatë punimeve për hapjen e themeleve për rindërtimin e shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti”.

Sipas arkeologut prof. dr. Luan Përzhita, i cili drejton punën për këtë zbulim arkeologjik, ky është një mozaik mjaft i rrallë jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Ky mozaik i përbërë nga gurë ngjyrë blu të errët dhe të bardhë ku paraqiten figura gjeometrike dhe floreale i përket fundit të shekullit të i dhe fillimit të shekullit të II dhe është pjesë e një vile luksoze që ndodhej pranë amfiteatrit të Durrësit.

Deri tani janë zbuluar disa pjesë të këtij mozaiku që mendohet të ketë një sipërfaqe rreth 60 metër katror.

spot_img

Latest articles

Related articles