Mijëra franceze në protestë, kërkojnë rritje pagash dhe më shumë barazi gjinore


Mijëra franceze në protestë, kërkojnë rritje pagash dhe më shumë barazi gjinore
Dhjetëra mijëra punëtorë në të gjithë Francën braktisën vendet e punës këtë të premte dhe iu bashkuan një greve mbarëkombëtare të thirrur nga sindikatat kryesore të vendit.

Protestuesit kërkuan dhënien fund të masave shtrënguese të qeverisë, rritje të pagave dhe më shumë barazi gjinore. Punëtorët që hynë në grevë ishin nga sektori i arsimit dhe transportit, por atyre iu bashkuan edhe mjekët privatë.

Mediat franceze raportuan se 219 greva dhe marshim protestash ishin planifikuar në të gjithë vendin, dhe rreth 150,000 njerëz thuhet do të marrin pjesë.

Ky numër është shumë larg nga miliona francezë që dolën në rrugë gjatë pesë muajve të parë të vitit në protestë kundër një reforme të diskutueshme dhe thellësisht jopopullore të sistemit të pensioneve të propozuar nga qeveria e Presidentit Emmanuel Macron.

Qeveria e Macron e shtyu reformën e pensioneve pavarësisht protestave dhe greva e së premtes ishte veprimi i parë industrial mbarëkombëtar që nga miratimi i reformës së pensioneve në prill

Latest articles

Related articles