TIRANË-Albano Osmani dhe Sokol Arapi janë vendosur në pranga nga polcia paraditen e sotme për falsifikim dhe shitje me çmim të lartë të biletave të ndeshjes Shqipëri-Çeki.
Sipas hetimeve rezulton se dy personat kanë falsifikuar dhe shitur mbi 60 bileta për këtë ndeshje. Nga veprimet hetimore të policisë rezulton se Osmani dhe Arapi kanë mashtruar me ditë të tëra qytetarë të cilët kanë qenë të interesuar për të parë ndeshjen në Air Albania.