Dritan Goxhaj: Duan të trembin këdo që flet për luftën e UKÇ-së, Rama pa atdhedashuri

TIRANË-Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së pas daljen nga qelia prej disa ditësh ka komentuar rreth vendimeve të Hagës dhe deklaratave të Kryeministrit Edi Rama lidhur me Kosovën. Goxhaj i cili u kërkua nga Gjykata Speciale e Hagës si dëshmimtar i implikuar në nxjerrjen e informacionit të klasifikuar për ngjarje që lidhen me luftën, e ka komentuar Gjykatën e Hagës, si një organ që merr vendime të padrejta. Ai vlerëson punën e medias për çështjen e tij dhe thotë se tenativa për ta trembur, nuk e frikëson aspak.

“Unë e kam thënë se nuk ishte vetëm për të trembur Dritanin por për të gjithë ata që tentojnë të flasin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ky është një proces fallso i montuar kundër përfaqësueseve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK.”-tha Dritan Goxhaj.

Nga ana tjetër Goxhaj ka komentuar edhe deklaratat e kryera së fundmi nga Rama. Ai e kritikon Ramën si një kryeministër që nuk ka atdhedashuri ndaj Kosovës.

Latest articles

Related articles