“Fjalimi i Ramës tregon gjendje të intoksikuar pas pushtetit”, Zekthi: Detyra e një kryeministri nuk është të sulmojë opozitën

Analisti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Fitim Zekthi i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, komentoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama në seancën paralajmëtare për Rezolutën e Kosovës.

Ai u shpreh se fjalimi i Ramës ishte një tmerr dhe se tregon një gjendje të intoksikuar pas pushtetit, ndërsa shtoi se detyra e në kryeministri nuk është të sulmojë opozitën, por të tregojë idetë e tij në të mirën e qytetarëve.

“Fjalimi i Ramës për mua ishte një tmerr. Detyra e një kryeministri nuk është të sulmojë opozitën, të shpjegojë njerëzve çfarë idesh ka. Nuk ka pse merret me opozitën. Politikanët vuajnë nga disa simptoma, vuajnë nga dashuria e madhe për pushtetin. Kur e kanë pushtetin si gjënë e vetme ndjen përbuzje ndaj tjetri. U bëhet gjë natyre. Këtë vura re, një gjendje të intoksikuar pas pushtetit. Kur nuk ke për të thënë gjë s’të dëgjon kush do flasësh gjithë ditën. Atij që i shkon fjala, s’ka nevojë të flasë nga 2 orë. Janë politikanë që kanë dështuar plotësisht. Nga na tjetër opozita është në luftë me veten. Ky fjalim i Ramës me përbuzje tregon shkëputjen e plotë nga realiteti.

Rama që ditën e parë që ka ardhur në detyrë ka dëshmuar një qasje të tij me Serbinë. Është i vetmi që ka takuar presidentin serb në Beograd. Sipas Ramës Serbia konsiderohet si një vend demokratik dhe mund të tejkalojë krimet që ka bërë ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë të rajonit”, tha Zekthi.

Latest articles

Related articles