EMRAT- 9 trafikantë të emigrantëve prangosen në Durrës

Nëntë persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi akuzohen se kishin krijuar një rrjet për trafikimin e paligjshëm të emigrantëve drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në pranga kanë rënë shtetasit Daniel Sina, Rexhina Hyka, Fatmir Kapa, Shani Piro, Ledion Koçiu, Emiljan Sina, Ardjan Tema, Hume Murrizi dhe Eleva Pirro.

Ata dyshohet se bashkëpunonin me njëri-tjetrin për trafikimin e emigrantëve, të cilëve u merrnin nga 3500 deri në 5000 euro për person.

Gjithashtu janë sekuestruar 15 celularë, 7 makina dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet.

Latest articles

Related articles