Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se Dritan Metaj ishte taksisti i Gëzim Çelës, anëtar i grupit të Çelës.
Sipas tij, shefi i komisariatit të Kurbinit nuk u implikua rastësisht në operacionin policor “Flakë në det” ku u parandalua shkëmbimi detar i lëndëve narkotike.
“Gëzim Çela kur është arrestuar në Itali përpara 18 vitesh ose diçka e tillë, në grupin e Gëzim Çelës ishin dhe ukrainas sepse janë akuzuar se kanë vrarë dy karabinierë në Itali. Gëzim Çela ka lidhje me mafien ukrainase e ruse që para 18 vitesh. Janë lidhje të vjetra. Ndërkohë, del drejtori i policisë dhe merr merita për arrestimin e shefit të komisariatit të Laçit të cilin e ka emëruar vetë. Këtu merita është vetëm e SPAK-ut, DEA-s dhe FRONTEX-IT që kanë monitoruar nga ajri dhe Guarda di Finanzia që i ka ndjekur për 12 orë skafistët në det,” – u shpreh Lita.