Kryepeshkopi Janullatos pritet me nderime ushtarake në Athinë


Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos ka vizituar kryeqytetin e Greqisë me ftesë të kryepeshkopit të Athinës dhe gjithë Greqisë, Jerome.

Janullatos do të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare shkencore të organizuar nga Sinodi i Shenjtë dhe Kisha Greke me rastine 100 vjetorit të revistës fetare “Teologjia”.

Ajo që bie në sy është pritja ushtarake që i është bërë Janullatosit në Athinë, teksa në aeroport është nderuar si të ishte ndonjë ushtarak i lartë. Ndoshta jo më kot është folur se Janullatos në fakt mban gradën e “kolonelit” në ushtrinë greke.

“Kryepeshkopi Anastas Janullatos u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës “Eleftherios Venizelos”, i shoqëruar nga një pjesëtar i Policisë Greke, Nënkryetari i Komitetit Organizativ të Konferencës, Mitropoliti i Kalkidos Chrysostomos, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Komunikimit dhe Edukimit të Kishës së Greqisë (E.M.Y.E.) dhe Sekretari i Komitetit Organizativ, Alexandros Katsiaras dhe në emër të Shtetit, Sekretari i Përgjithshëm Helenizmit dhe Diplomacisë Publike Yiannis Chrysoulakis”, njoftojnë mediat greke.

Latest articles

Related articles