U kapën në shtëpi kanabisi, dënohen me burg 5 shqiptarët (emri)

spot_img
Advertisements

Një bandë emigrantësh shqiptarë – disa prej të cilëve mbërritën në Britaninë e Madhe me varka të vogla – janë burgosur pasi u kapën pas një bastisjeje në një fermë kanabisi në një fshat në Norfolk.

Një dron policie u përdor për të ndihmuar në kapjen e pesë burrave pasi ata ia mbathën kur oficerët hynë në objek, në ish thertoren Norfolk Meats, në Banham.

Gjykata e Norwich Crown dëgjoi pesë burra Hysen Kodra, 33 vjeç, Kristjan Pergjeci, 23 vjeç, Aldito Drobaj, 22 vjeç, Emirjan Gatali, 29 vjeç dhe Bledar Troka, 34 vjeç, që punonin si ‘kopshtarë’ të kanabisit, të cilën prokurorët thanë se ishte në gjendje të prodhonte “sasi industriale për shitje komerciale”.

Ndërtesa ishte ndarë në tre zona të mëdha kultivimi, ku ishin instaluar edhe pajisje për rritje, si ndriçimi për të ushqyer bimët.

Gjithsej policia sekuestroi 455 bimë që mendohet se mund të prodhonin nga 13 deri në 34 kilogramë kanabis.

Prokurori tha se të pesë të pandehurit ishin shtetas shqiptarë me bazë në Londër, të cilët ndodheshin në MB pa leje.

Ata të gjithë u paraqitën për dënim në Norwich pasi më parë kishin pranuar akuzat.

Latest articles

Related articles