Lita: Grupimi i Bardhit për interesa personale, protestat me data të paracaktuara dhe pa kauza i bëjnë “fresk” qeverisë

Gazetari Lavdrim Lita ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për përplasjet brenda PD dhe përplasjeve mes Bardhit dhe Bashës. Lita tha se Bardhi & Berisha u përpoqën të të tërhiqnin Lulzim Bashën në baltë e tyre. Gazment Bardhi është një tjetër anije e mbytur nga trekëndëshi Bermudës.

Lita gjithashtu theksoi se protestat me data të paracaktuara dhe pa kauza i bëjnë “fresk qeverisë”.

“Basha nuk ka pse i përgjigjet Bardhit sepse kanë qenë bashkëpunëtorë. Numrat që PD ka jane gjithmonë e në rënie. Grupimi i Bardhit është për interesat e tyre personale. Duan të rizgjidhen deputetë tek Berisha. Janë të gatshëm ta bëjnë këto akuza, edhe duke manovruar kundër Bashës.

Mënyra e protestave me data që caktohen përpara, nuk janë evropiane. Protestat me data dhe pa kauza i bëjnë fresk qeverisë. Shqipëria akoma nuk ka miratuar një rezolutë për Kosovën. Më shpejt bëri parlamenti grek për Belerin sesa parlamenti jonë për Afrim Bunjakun”, tha ndër të tjera Lita.

Latest articles

Related articles