Gaz Bardhi – një tjetër anije e mbytur nga Trekëndëshi i Bermudës

Shkrimtari satirik amerikan Mark Tuejn këshillon të “mos bësh sherr me një derr sepse të dy do të bëheni pis. Por derrit i pëlqen pisllëku”.

Edhe sot në parlament, Bardhi & Berisha u përpoqën të të tërhiqnin Lulzim Bashën në baltë, me akuza të pabesueshme, për kate pallatesh dhe shitje zgjedhjesh.

Gaz Bardhit i pëlqen loja e akuzave. Ai ka akuzuar Berishën, babin e Zenit, për vrasës dhe i lidhur me narkotrafikantët e grupit B9; ai ka akuzuar Flamur Nokën për vila në Gjirin e Lalzit. Sot këtyre të dyve iu ka ngelur në derë. Fiks si ato vajzat e përdala që nuk i merr askush.

Berishës i pëlqen tradhtia e Bardhit, por jo tradhtari dhe ai do të ketë fatin e të gjithë atyre politikanëve që janë futur sanduiç mes Berishës dhe Bashës në 16 vite e fundit.

Në fakt Gazment Bardhi është prototipi i politikanit të ri që vepron brenda skemës së vjetër. Ai është kthyer në një aktor konfliktual në opozitë për të mbajtur Berishën në lojë me numra dhe retorikë.

Përfitues i këtij konflikti të stisur në opozitë është drejt për drejt Edi Rama. Kryeministri po punon që Berisha e Bardhi ti heqin nga qafa Lulzim Bashën me duart e tyre.

Ndërkombëtarët ia kanë hequr vizën Gaz Bardhit qysh në zgjedhjet parlamentare të 2021 ku i mbeti në dorë Pjerin Xhuvani teksa mblidhte/ruante votat me grup të strukturuar e të armatosur me armë.

Latest articles

Related articles