Mbrëmjen e kësaj mërkure, temë diskutimi në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla ishte çështja për Kosovën. Nënkryetari i PD-së, Kreshnik Çollaku theksoi në studio se ka pasur një marrëveshje mes Rithemelimit dhe PS për të rrëzuar kërkesën e tij për interpelancë për deklaratat e Ramës lidhur me prezencën e KFOR-it në veri të Kosovës.
Çollaku: Nuk është çështja e pikave të përbashkëta. Në këtë panoramën e mosmarrëveshjeve, s’më duket e tillë. Ka një marrëveshje në krysinë e kuvendit midis përfaqësuesve të Rithemelimit dhe PS. Bashkëdakordësia e tyre ka qenë e plotë për të rrëzuar një kërkesë për interpelancë që në emër të PD kam bërë ku kërkoja thërritjen për interpelancë të kryeminstrit për deklaratën lidhur nme KFOR.
Balla: Kjo nuk është hera e parë që ju ziheni me njëri-tjetrin në momentin që shtohen tensionet në Kosovë. Të sqarojmë një herë këtë punë e provovimeve të Sali Berishës që nuk më kanë impresionuar. Më provokon në sekondën e parë që flas me ty.
Çollaku: kurrë nuk kam sharë njeri në parlament. Thuaji atyre që shajnë. Nuk mund të thuash ju…
Balla: Ti je brenda, unë dua me të nxjerr jashtë. Dalloje…
Çollaku: Nuk më thua mua ju…
Balla: Ti rri jashtë asaj, mos më fol si Sali Berisha sepse do të marrësh përgjigjen që i jap atij…