Deputetja e Fierit: Djegie e pylli të Pish Poros nga neglizhenca e këtij shteti kriminal

Nga Eralda Tase Bano

Zjarret në Pishë Poro zgjatën mbi një javë, të nxitura ndoshta nga mundesa e vëmendjes së qeverisë shqiptare e cila ka dështuar të ofrojë pajisjet dhe veshjet e duhura për mposhtjen e zjarrit. U desh ndërhyrja e Mekanizmit të Bashkimit Europian për Mbrojtjen Civile që zjarret që tashmë kishin djegur gati një të tretën e pyllit të Pishë Poros të shuheshin.
Neglizhenca e këtij shteti kriminal rrezikon çdo ditë natyrën tonë, jetën e qytetarëve tanë dhe të punonjësve të zjarrëfikëses dhe forcave të armatosura të cilët e kanë të vështirë të manaxhojnë situata të tilla emergjente për shkak të mungesës së kushteve minimale.
Në kushte të tilla shpresoj që këto zjarre të mos jenë parapritë për betonizimin e territorit siç ka ndodhur rëndom me çdo pasuri natyrore të vendit tonë. Nëse po, këto zjarre janë krimi i rradhës i një qeverie që nuk i ka mbetur më asnjë fije e vogël dinjiteti dhe qenësie njerëzore.

Latest articles

Related articles