Rrëfimi i të penduarit Artan Tafani për planin e grupit të Laert Haxhiut për eliminimin e prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe prokurores së shkarkuar në vetting të Lushnjës, Merita Selimi, ka ngritur në këmbë institucionet kryesore të drejtësisë dhe sigurisë në vend.
6 prokurorë, 5 brenda sistemi dhe 1 prokurore e shkarkuar nga vetingu në shkallën e parë, janë marrë në mbrojtje të Posaçme. Po ashtu mësohet se edhe gjyqtarja Etleva Deda është marrë në mbrojtje.
Prokurorët në mbrojtje:
Kreshnik Ajazi, Elbasan
Ritvan Sulkaj, Elbasan (denimi burg perjete per Capjat)
Albert Kuliçi, Vlore, i vendosen tritol ne makine
Arjan Muça, ndihmës në KLP, tritol në parkimin ku linte makinën në Tiranë
Në mbrojtje se fundi:
Doloreza Musabelliu, SPAK, e kërcënuar nga hetimet për Laert Haxhinë, dëshmia e të penduarit
Merita Selimi (e shkarkuar nga KPK, në pritje të vendimit të KPA), ne Lushnje, ka hetuar fillimisht Laert Haxhinë para se dosja të transferohej në SPAK
Gjyqtare në mbrojtje:
Etleva Deda, marrë në mbrojtje për shkak të vendimeve që ka dhënë nga çështjet që ka shqyrtuar vitet e fundit.